Wednesday, June 18, 2025
spot_img
HomeAktualitetiTOPONOME TË BOBOSHTICËS PËRPARA 150 VJETËSH/Ilia Ballauri

TOPONOME TË BOBOSHTICËS PËRPARA 150 VJETËSH/Ilia Ballauri

TOPONOME TË BOBOSHTICËS PËRPARA 150 VJETËSH

Sipas Har. Karmicit (“Geografia tis Korytsas, …” fq. 56, 57) Boboshtica ndodhet në këmbët e maleve të Moravës, në vendin e quajtur “Leashka” dhe pranë kodrës së quajtur, “Nkalinata”.
Në të hyrë të fshatit për nga ana e Drenovës, ambienti është і mbushur me manaferra dhe kopshte të shkëlqyera. (H. Karmici, Vep. Cit. fq. 57) Aty ka shtëpi me çezma e madje edhe shatrivane ndërsa në anë, ndodhet mulliri e pastaj kalohet ura mbi “Golema Reka” (Lumin e Madh). Aty pranë është gurra me ujë të bollshëm, në vendin e quajtur “Bunar” (Pusi). (Po aty, fq. 57)
Fshati përshkohet nga një lumë і vogël që derdhet në Dunavec dhe përbëhet nga këto lagje:
1. Lagjja “Popsishte” në rrethinat e Shën Kollit,
2. Lagjja “Cielkoveanë” që është pas urës së lumit për nga Shën Mëria,
3. Lagjja“Cinkermalla” në pjesën e poshtme të fshatit dhe
4. Lagjja“Braçko” në mes të tij, etj.
Dikur, në kufijtë midis Boboshticës dhe Dvoranit në vendin e quajtur, “Magula” thotë Karmici, pat qënë një kishë e vjetër e Shën Gjergjit. (Po aty.)

Nxjerrë nga: Ilia V. Ballauri “Korça Encyclopedica” 14/11 ©

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments