Friday, June 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSaliu, na lodhe, ik tani.

Saliu, na lodhe, ik tani.

Na lodhe ti dhe 5-10 servilët e tu me IQ të ulët që të ndjekin. Gënjeshtra, gënjeshtra dhe dhunë. Tani u hodhët edhe kundër gazetarëve.

Në realitet, keni marrë shumë më tepër nga sa ju takonte, sepse në fakt nuk ju takonte asgjë.

Nuk ke as vlera, as parime. Nuk ke asgjë, dhe përderisa nuk ke prova, bëhesh edhe gënjeshtar.

Ik, ndoshta mund të krijohet një opozitë e fortë që ndoshta një ditë do të qeverisë këtë vend.

Arrite të bësh të pamundurën: një qeveri pas dymbëdhjetë vitesh dhe me korrupsion të provuar, dhe me konsum politik të natyrshëm, të bëhet më e fortë.

Nuk ke kuptuar që je vetëm dhe je bërë qesharak politikisht?

Bën vetëm dëm, sepse po të kishte Edi Rama një opozitë të vërtetë dhe jo ty, do të ishte shumë më i kujdesshëm. Por ty të ka për tallje, sepse je kthyer prej vitesh në një karikaturë politike që jeton në vitin ’93, kur njerëzit besonin gënjeshtrat e tua.

Je i keq, dhe ndoshta nuk je as mik i shqiptarëve, sepse po të ishe, do të ishe kthyer në shtëpi. U rrahe në Bruksel dhe erdhe të na thuash që dëgjuan ankesat e tua. Për fat të keq për ty, as të dëgjuan, as të besuan, as të morën parasysh. Sigurisht që shkove edhe në protestën që organizove, ku numëronit njëri-tjetrin për të parë sa ishit.

Flet për korrupsion, por emri yt është sinonim me të, ashtu si edhe emrat e miqve të tu. Nuk them se nuk ka korrupsion tani, por më mirë të flasë dikush tjetër, jo ti.

Të gjithë ju që keni qeverisur që nga koha jote, përfshirë edhe Lulin, keni fituar mjaftueshëm para në kurriz të popullit shqiptar sa që s’ju duhet të punoni më.

Për të thënë të vërtetën, ky vend nuk ka pasur nevojë për ty, në fakt kurrë nuk ka pasur. Ti e ke përdorur për përfitime personale dhe familjare, dhe disa njerëz të kanë ndjekur kryesisht nga frika.

E di pse do të qeverisë Rama sa të dojë? Sepse ka vizion, e do vendin e tij, njerëzit e tij dhe veten e tij. Çfarë ka bërë ai në 12 vjet, ti nuk do t’i bëje kurrë. E di pse? Së pari, nuk e do veten tënde mjaftueshëm. Së dyti, nuk ke vizion. Së treti, nuk të intereson vendi yt, por vetëm vetja dhe familja jote. Së katërti, je një gënjeshtar i përsëritur. Së pesti, përdor dhunë madje edhe ndaj vetes për të luajtur viktimën.

Mendoj se ka ardhur koha të ikësh – por edhe po qëndrove, do të mbetesh vetëm për t’u tallur.

Na lodhe dhe na mërzite! Udhëtim të mbarë, Sali…

Les Miserables

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments