Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNgjasim… (Ngjasim o zot, sa ngjasim të dy…)

Ngjasim… (Ngjasim o zot, sa ngjasim të dy…)

Ngjasim…
(Ngjasim o zot, sa ngjasim të dy…)

Të shkruaj për vete..!?
Të shkruaj për ty..!?
Janë një jetë
E jetuar në dy.
Shenjat në trup
Janë pothujse njëlloj
Veç ndonjë lupe
Mund ti dalloj.
Thinjat nëse i numërojmë
Boja nuk më lë ti dallojë
Nëse me numrin nuk gabojmë
Janë po një numër, njëlloj
E ç’mund të them për lëkurën
Dhe dy rrudha përmbi ballë
Thellësit e tyre njëlloj janë.
Po për hapat në rrugë
janë.. si perëndim në muzg.
Duart.. ah.. duart po njëlloj
Kur përqafojnë.. kur shtrëngojnë
Kur në mish ngulen thonjtë.
Kur njëri-tjetrin s’dëgjojmë
Kur largësia na acaron
Kur bëj e bën sikur harron
Kur loti varet mbi qerpik
Kur më shumë për tjetrin kemi frikë
Kur dua me shpirt të jesh mirë
Ty dritën të fal e vetes errësirë.
Ç’të them për buzeqeshjen
Për ngjyrat dhe heshtjen
Për shpirtin e kulluar
Qetësinë a detin e trazuar
Si i ngremë dallget në qiell
Bëhemi Hënë edhe Diell
E ngadalë ulim sytë
Zjarri mallit kur na mbyt
Kur bejm “ah” me shpirt e zemër
Kur fjalët mbajmë në fyt
Jo.. nuk jemi vet i dytë
Jemi dy po njëlloj ngjajmë
Dy shpirtra të shkrirë në një janë.
Me zemër pranë e pranë
Me kilometrat që ne na ndajnë…

Onaj@I& Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments