Ka shkarë aksidentalisht nga çatia e Kishës së Shën Triadhës papa Kristoja i Çifligut!
Një prift i moshës 63-vjeçare ka rënë nga çatia e kishës ku ai shërben.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Korçës, ndërkohë që prifti u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
I urojmë shërim të shpejtë Uratës së nderuar!
@NewsIn.Al
