Një torturë të vërtetë janë detyruar të kalojnë 16 udhëtarë shqiptarë që po udhëtonin nga Shkodra drejt Bolonjës së Italisë me autobus.
Sipas denoncimit të mbërritur pranë redaksisë së Joq Albania, bëhet fjalë për agjencinë Arnik Tours.
Qytetarët shprehen se shoferi i gënjeu duke u thënë se do të sillte një autobus në Bari për në Bolonja por pasi u mori lekët, fiku telefonin dhe nuk përgjigjej më.
Pas kësaj 16 udhëtarë u detyruan të rrinin në këmbë, plot 700 kilometra për 12 orë rrugë.
Në vijim denoncimi::
Pershendetje Joq! Linja Shkoder – Bologna, Arnik Tours e Shkodres me autobus 16 veta ne kemb me 12 ore rruge. Shoferi na genjeu se do sjellte nje autobus ne Bari per Bologna. Na mori leket dhe nuk na u pe rgjig dhe fiku telefonin.
@NewsIn.Al

