Tema: Propozim për institucionalizimin e një tryeze bashkëpunimi- bashkrendimi me tërë organizmat Shqiptare në Greqi

Duke parë nevojën e domosdoshme për një bashkëpunim e bashkerendim të mirfilltë të organizmave Shqiptare në Greqi për të realizuar me sukses qëllimet e natyrshme e të ligjshme të ç’do grupimi, dhe mbështetur në parimet bazë të respektit reciprok, dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë ju propozojmë krijimin e sa mëposhtë:
Tryeza e rrumbullaktë e Emigracionit Shqiptar me pjesmarjen e dy përfaqësuesve nga ç’do organizim egzistues. Shoqatat që janë pjestare në organizime më të mëdhaja përfaqësohen nëpërmjet organizimit në tê cilin marin pjesë ( psh Federata ,Union, etj).
Mblidhet dy ose katër herë në vit sipas një programi të paracaktuar bashkarisht nga pjesmarësit.
Çdo organizëm apo aktivist në emigracion ka të drejtë të marë pjesë si vëzhgues.
Drejtuesit e mbledhjeve të çdo radhe zgjidhen me short i cili hidhet që tryezën e parë.
Drejtuesi i mbledhjes së më pashme merr përsiper dhe organizon në bashkëpunim me gjithë partnerët mbledhjen e radhes. Drejtimi i jepet çdo organizate pjesmarëse dhe është ajo organizatë që vendos individin që do drejtojë ( njeri nga perfaqesuesit e saj), duke ju permbajtur rregullores së tyre të brendëshme.
Drejtuesi duhet të jetë i paanshëm dhe tu mundesoj të gjithëve në bazë tē parimit të barazisë të drejtën e fjalës dhe të propozimeve.
Vendimet e mundshme meren me shumicë votash 2/3.
Diskutimet dhe temat per votim janë konfidenciale, dhe asnjë nuk ka të drejtë ti publikojë pa miratimin e gjithë të pranishmeve.
Çdo mbledhje do ketë dhe sekretarinë e vetë e cila mban protokollin, arkivin, rregjistrin, e rifreskon atë deri në mbledhjen e ardhshme ku zgjidhet sekretari i ri.
Mbledhjet zhvillohen në ambjente asnjanëse, dhe shpenzimet e nevojshme mbulohen bashkarisht.
Në rast mos rrespektimi te rrgullave te Tryezes dhe sjelljeve ofenduese karshi partnereve drejtuesi i mbledhjes dhe ç’do pjestar legjitm i tryezes ka të drejtën të kërkojë menjëherë votim për largimin e personit nga mbledhja.
Ky propozim u dërgohet organizmave të renditur në vijim me rend alfabetik:
NESTOR DEDE
