Elina Xhengo: Ndihem mirë që jam nga Shqipëria, por jam edhe greke!
“Për fat të keq, shteti i mbështet sportistët vetëm kur arrijnë lart”
Korçarja, Elina Xhengo fitoi medaljen e artë në hedhje shtize, në Kampionatin Evropian të Atletikës.

Pa mbushur 20 vjeç ajo foli për suksesin e saj, prindërit dhe sakrificat që ata kanë bërë.
“Jam shumë e lumtur dhe e pranoj dashurinë e botës, mundohem ta realizoj. Mendoj se e prisja medaljen, sepse në këtë garë hyra shumë i përgatitur.
Kam pasur një vit me shumë ulje-ngritje, por thashë që nuk dua që sezoni im të mbyllet kështu dhe hyra në garë dhe ia dola”, tha ajo duke folur për ANT1.
Ajo ka treguar se telefonata e parë pas medaljes së artë është bërë me prindërit e saj, të cilët siç tha ajo më thonë çdo herë “Elina, nuk do të të shohim, do të presim telefonatën tënde më vonë”. sepse ata mendojnë se po më lehtësojnë stresin”.
Madje, Elina Xhengo nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka folur për sakrificat e prindërve të saj, duke thënë karakteristike se “ata nuk pushuan së besuari tek unë ”.
Siç tha ajo, shtetësinë greke e ka marrë në vitin 2018. “Është keq të jesh rritur në një vend dhe nuk mund të luftosh për të. Psikologjikisht kjo po më shkatërronte”.
Kampionia greke e Europës në shtizë u pyet edhe për ndjenjat e saj ndaj Greqisë dhe Shqipërisë , vendit ku kanë lindur prindërit e saj. “Këtu kam lindur, këtu jam rritur, Greqia është vendi im. Unë jam nga Shqipëria, prindërit e mi janë nga atje. Nuk e kam përjetuar racizmin, njerëzit në fshatin ku jetojmë më kanë trajtuar mirë që kur isha fëmijë, kam qenë edhe shumë social”.
Edhe pse, siç tha ajo, “më vijnë shumë mesazhe negative sepse vij nga Shqipëria”, Elina Xhengo është përgjigjur se “ndihem mirë që jam nga Shqipëria, por jam edhe greke, këtu kam lindur dhe jam rritur”.
Për mbështetjen e shtetit për sportistët, ai tha: “Për fat të keq, shteti i mbështet sportistët vetëm kur arrijnë majat. Atëherë nuk kemi nevojë, pastaj vijnë sponsorët tanë. Duhet të kujtohen për të ndihmuar fëmijët që në moshë të vogël” , tha ajo.

Krenarë për ty Elina jonë.
Ata që nuk e kuptojnë se çdo të thotë të lindësh, të shkollohesh dhe rritesh në emigracion, do të gjykojnë e flasin, thjesht sepse nuk janë si ty!
E dinë në Shqipëri sa fëmijë shqiptarë të lindur në Greqi, nuk janë të regjistruar në gjëndjet civile në Shqipëri?!
Të jesh mirënjohëse është kulturë dhe qytetari,!
@NewsIn.Al

