KreuAktualitetiVajza të 'shkrehura' në Bilisht...arrestohen se 'tërbuan' që në mëngjes qytetarët dhe...

Vajza të ‘shkrehura’ në Bilisht…arrestohen se ‘tërbuan’ që në mëngjes qytetarët dhe kundështuan me dhunë policinë.

Vajza të ‘shkrehura’ në Bilisht, arrestohen se ‘tërbuan’ që në mëngjes qytetarët dhe kundështuan me dhunë policinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll.

Policia sqaroi se këto dy shtetase në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

Duke ju referuar Korça Report, mësojmë se:

“Dezi dhe Xhezi, motrat gangëstere’ të Bilishtit një histori e gjatë ‘rrebelimi’, më parë u kishin djegur makinën.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Bilisht, ku dy motrat Dezi Arapi 27 -vjeçe dhe Xhesika Arapi 23-vjeçe kanë prishur sipas policisë qetësinë publike dhe më pas kundërshtuan me dhunë efektivat gjatë shoqërimit në komisariat.

Dy motrat gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre kanë filluar të bërtasin nëpër qytet. Ka të dhëna se shanin dhe ofendonin qytetarët dhe dyshohet se kanë qënë nën efektin e pijeve.

Në momentin që policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar 27-vjeçaren Dezi Arapi, motrat nuk kanë kursyer fjalorin fyes edhe ndaj uniformave blu të komisariatit të Devollit.

Kjo që shihni në foto është motra e madhe Dezi Arapi, e cila u shoqëruar nga policia për prishje të qetësisë publike. Nga komentet e shumta, kuptohet se dy motrat Arapi janë të njohura për sjelljet e tyre në qytetin e Bilishtit, gjithsesi i vogël, ku nuk mund të kalojë pa rënë në sy paraqitja e motrave ‘gangëstere’.

Ndërkohë që në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit