Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiU kap me 146 mijë euro cash, kush është 32-vjeçari shqiptar i...

U kap me 146 mijë euro cash, kush është 32-vjeçari shqiptar i arrestua nga dosja “Sky ECC” në Greqi

Pronar në kompani makinash me qira dhe i kapur në Kakavijë me 146 mijë euro cash, kush është 32-vjeçari shqiptar i arrestua nga dosja “Sky ECC” në Greqi

32-vjeçari shqiptar Andon Salati është një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar në Greqi, iniciuar nga komunikimet në platformat “Sky ECC” edhe “Encrochat”. Mësohet se 32-vjeçari i lindur në Vlorë është banues në Nea Smyrni të Athinës. Salati konsiderohet një nga krerët e një prej grupeve kriminal në bashkëpunim me Denis Grabockën dhenjihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”.

Grupi i tyre rezulton i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe kokainës nga Spanja dhe Shqipëria për në Greqi. Salati në shkurt 2016 rezulton të jetë ndaluar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës mes 148 mijë euro cash, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri, por për këtë është ndjekur në gjendje të lirë.

Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ka qenë i burgosur në Koridhalo si kreu i një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në Athinë dhe në Mykonos. Pavarësisht kësaj, ai vazhdonte kontrollin e trafikut dhe shpërndarjes së drogës nga burgu, përmes platformave të kriptuara.(OraNews)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments