HomeAktualitetiUjësjellësi i Korçës është një investim modern Gjerman, me një sistem pompimi,...

Ujësjellësi i Korçës është një investim modern Gjerman, me një sistem pompimi, depozitimi dhe shpërndarje, super i garantuar/ Ing Armand Baze.

Ing.Armand Baze

Nisur nga disa kontestime rreth nje opinioni per cilesine e ujit dhe per te qene sa me korekt me te gjithe ju qe ndajme info dhe opinione, u interesova prane shoqerise te ujesjellesit me pergjegjesi qytetare.

Atëhere :

Ujesjellesi i Korces eshte nje investim modern Gjerman, me nje sistem pompimi, depozitimi dhe shperndarje, super i garantuar.

Uji nxirret nga puse me 140m thellesi me pompa qe percjellin nga 100 deri 120 litra ne sekonde.

Uji i ashtuquajtur i basenit te Turanit, qe perfshin thuajse gjithe fushen e Korces, eshte i pasur ne kripera minerale te nevojshme per trupin, me afro 360mg per liter.

Sasia e klorit mbrojtes ne fillimet e rjetit te ri rekomandohej 0,5miligram per liter, i pa demshem per organizmin. Ka vite qe per shkak te pastertise eshte reduktuar ne 0,15 milligram per liter, pra me pak 1/3 e sasise te percaktuar nga laborantet gjermane per fazen fillestare.

Korca konsumon afro 10mije meter kub ne 24ore, aq sa kapaciteti i depos. Pra uji ne depo qendron max 24 ore.

Presioni i ujit ne rrjet eshte minimumi 6atmosfere dhe nuk ka as mundesi teorike te perzjehet rruges me ujra te ndotura.

Analizat e ujit behen cdo dite nga Qendra Sanitare dhe paralel nga laboratori modern i Ujesjellesit, me kampione qe merren ne 15 pika te ndryshme ne qytet.

Dhe e fundit, populli thote pyet shtate a tete dhe bej si di vete. Une e bera detyren…
Besoj u kuptuam!

Nga ing.Armand Ilia Baze

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments