KreuAktualitetiUniversiteti Fan.S.Noli Korçë: Hapet thirrja për bursa postdoktorale MSCA në Universitetin e...

Universiteti Fan.S.Noli Korçë: Hapet thirrja për bursa postdoktorale MSCA në Universitetin e Sorbonnës, Francë

Hapet thirrja për bursa postdoktorale MSCA në Universitetin e Sorbonnës, Francë.

Aleanca e Universitetit të Sorbonnës në Paris ka hapur thirrjen për aplikime në kuadër të Programit të Bursave Postdoktorale Marie Sklodowska-Curie (MSCA-PF), pjesë e programit Horizon Europe Research & Innovation, me financim të Komisionit Evropian.

MSCA-PF synon të mbështesë mobilitetin ndërkombëtar të studiuesve të rinj me ambicie për të çuar përpara kërkimet në fusha themelore ose të aplikuara duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe ndërsektorial.

Kandidatët postdoktoralë pritet të përgatisin një projekt në bashkëpunim me një mbikqyrës brenda njësive kërkimore në Universitetin e Sorbonnës ose anëtarëve/partnerëve të aleancës.

ℹ️Për vitin 2025, ofrohen mbi 180 tema kërkimi nga më shumë se 170 mbikqyrës, të cilët janë në kërkim të kandidatëve të kualifikuar postdoktoralë.

(https://unkorce.edu.al/hapet-thirrja-per-bursa-postdoktorale-msca-ne-universitetin-e-sorbones-)

@Newsin.al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit