KreuAktualitetiVeliaj-Xoxa? Çfarë kërkuan agjentët e BKH një kat më lart tek “Kodra...

Veliaj-Xoxa? Çfarë kërkuan agjentët e BKH një kat më lart tek “Kodra e Diellit”

Veliaj-Xoxa? Çfarë kërkuan agjentët e BKH një kat më lart tek “Kodra e Diellit”

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë “zbarkuar” ditën e sotme për kontrolle në një apartament në zonën e Kodrës së Diellit.

Banesa e cila është kontrolluar nga agjentët e BKH-së ndodhet një kat sipër apartamentit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kontrollet janë urdhëruar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion si pjesë e hetimeve që po zhvillohen lidhur me dosje të ndryshme të SPAK. Sipas VNA, banesa figuron e marrë me qira nga një çift, ndërsa dyshohet se është në përdorim të çiftit Veliaj-Xoxa.

Ende nuk është e qartë nëse kontrollet kanë lidhje me hetimet që po kryhen mbi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i arrestuar për veprat penale korrupsion  e pastrim parash.

Newsin.al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit