Festofsh vetëm ditëlindje Guri Koço…urim, mbushur me mirënjohje për kënaqësinë që na ke dhuruar në skenë dhe ekran…
Vitet ikin, ikin dhe pyetja për mjeshtrin e skenës dhe ekranit Guri Koço e njëjta mbetet…
Si ta urosh artistin korçar Guri Koço në këtë përvjetor ditëlindje? Si aktor, regjisor, serenatist, mjeshtër batutash, libretist…si? Ndaj i drejtohem ARTIST, sepse i tillë është Guri i dashur dhe respektuar nga gjithë artdashësit, jo vetëm korçarë!
Gëzuar Guri ynë…urim, mbushur me mirënjohje për kënaqësinë që na ke dhuruar në skenë dhe ekran…
Autor dhe aktor i shumë roleve në film e teatër, skeçeve dhe pjesëve humoristike. Regjisor i shumë komedive të suksesshme, në ndërtimin e mjaft karaktereve të cilat kanë lënë gjurmë në jetën artistike të teatrit.
Një emër i skalitur në elitën e artistëve të mëdhenj të teatrit A.Z.Çajupi në Korçë.
Në këtë përvjetor listës së gjatë të roleve, mbi 80 role kryesore, i shtohen dhe dy krye role
Spirka tek “Nuse vetëm për letra”
Malvolio tek Nata e 12”
Cilësisht në nivel të lartë!
Ndaj pyes, si ta uroj artistin në këtë përvjetor?
Pas çdo urimi, tek ai lind një “rini” e dytë…
Të presim…”çmënduria” e rradhës sikur ka “trokitur”…
Sivjet realizoi dy role në skenë, për 2024 të shohim…e sigurtë është që vetëm me (dycka) nuk do kënaqet!
Hapjani portën Guri Koços…të gjithë e duan!

Ilir Jano_ Korçë 6 Dhjetor 2023
@ NewsIn.Al

