Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeAktualitetiUrimi i munguar për Petrika Tollkuçin…

Urimi i munguar për Petrika Tollkuçin…

Urimi i munguar për Petrika Tollkuçin

Ka njerëz që kanë një mënyrë të veçantë për të mos lejuar që koha t’i harrojë njerëzit.
Petrika Tollkuçi është një prej tyre.
Në ditëlindje, në përvjetorë e në momente kujtese, ai ka gjetur gjithmonë një fjalë për figurat dhe njerëzit e Qarkut Korçë.

Sot, në ditën e tij, është radha jonë….

Urimi i munguar për Petrika Tollkuçin nuk është thjesht një urim ditëlindjeje. Është një kujtesë se edhe ai që kujton të tjerët, meriton të kujtohet!

Jeta politike është një rrugë ku emri nuk ndërtohet vetëm nga postet, por nga gjurmët që lë pas. Koha i ndryshon detyrat, titujt dhe përgjegjësitë, por ajo që mbetet është mënyra se si ke ditur t’u shërbesh njerëzve, të respektosh kundërshtarin, të dëgjosh komunitetin dhe të mbash të gjallë lidhjen me vendin tënd…i respektuar dhe mirënjohës për gjithçka!

Në këtë ditë të veçantë, Petrikës i uroj shëndet, forcë, mençuri dhe suksese në çdo hap të mëtejshëm të karrierës së tij politike.
Uroj që rrugëtimi i tij të vazhdojë me të njëjtën dëshirë për të kontribuar dhe me bindjen se politika ka kuptim atëherë kur i shërben njerëzve dhe së ardhmes së tyre.

Sepse në fund, njeriu nuk mbahet mend vetëm për atë që ishte, por për atë që la pas.

Gëzuar ditëlindjen, Petrika!
Uroj që vitet që vijnë të të sjellin më shumë përgjegjësi, më shumë suksese dhe mbi të gjitha, kënaqësinë e të diturit se ke lënë një gjurmë të mirë në rrugën tënde.

Sot, më në fund, urimi është për ty! Qofsh i bekuar shoku!

Çfarë të të shkruaj tjetër… ti thamë në mbledhka që bëmë para ca ditësh me shoqërinë! Gëzuar!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments