Ushtari i tha komandantit të tij:
Zotëri komandant shoku im nuk u kthye prej fushëbetejës, kërkoj që të më lejoni të shkoj ta kërkoj atë?
Komandanti: Kërkesa juaj refuzohet! Dhe shtoi duke thënë: nuk dua që ta rrezikosh jetën tënde për hir të një njeriu që të gjitha gjasat janë se ai është i vdekur.
Ushtari duke mos i dhënë rëndësi refuzimit të komandantit të tij, shkoi dhe pas një ore u kthye i plagosur për vdekje, duke e bart trupin e shokut të tij të vdekur. Komandanti kur e pa, duke u krenuar me vendimin e tij i tha: A nuk të thash që të mos shkosh se ai vetëm se është i vdekur.
“ Pa më thuaj, a e meritonte gjithë këtë sakrificë gjetja e trupit të tij!!!???”
Ushtari edhe pse ishte afër agonisë së vdekjes iu përgjigj: sigurisht që po i nderuari komandant. Kur e gjeta atë, ishte ende i gjallë, dhe fjalët e tija të fundit ishin: “Isha i sigurt se ti do të vish të më kërkosh “!!!
Urtësi: “shoku i vërtet është ai që të vjen gjithmonë edhe nëse të gjithë heqin dorë nga ti“
(Vasil Jorgji)*
@NewsIn.Al

