KreuAktualitetiUzuni u bë golshënuesi më i mirë në historinë e klubit, Granada...

Uzuni u bë golshënuesi më i mirë në historinë e klubit, Granada i bën postimin e veçantë

FOTO-LAJMI/ U bë golshënuesi më i mirë në historinë e klubit, Granada i bën postimin e veçantë Uzunit

Myrto Uzuni gdhendi sot emrin e tij në historinë e Granadës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me 46 golat e tij u bë lojtari i huaj, që ka shënuar më shumë gola me Granadën.

Për këtë klubi spanjoll i ka dedikuar një postim pas ndeshjes së fituar me rezultatin 3 me 0 përballë Rejsing Santander.

Uzuni theu rekordin e El Arabit dhe e bëri në 103 ndeshje me Granadën. Dy golat sot erdhën pikërisht ndaj kryesuesve, ndërsa objektiv është rikthimi sërish në elitën e futbollit spanjoll.

Aktualisht sulmuesi 29-vjeçar është i dyti në renditjen e golashënuesve të kampionatit me 11 golat e tij. Një më shumë ka shënuar Luis Suarez i Almerias.

Myrto Uzuni  sulmuesi i dashur i sportdashësve kudo ku ai ka luajtur, i vlerësuar nga të gjithë me përjashtim të tranierit “të vogël” të Kombëtares shqiptare Silvinjo!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit