Vandalizml,ligësia e minuesve të bashkëjetesës fetare shfaqet në majë të malit,tek Kisha e Shën Thanasit Sinicë.Aty sëbashku me Erjetën,Vasilin,Marionin,Kocon,Nerënxën,Ilirin e shumë sinicarë e dashamirës të Sinicës po përpiqemi që këtë objekt kishtar ta mirëmbajmë e ta zbukurojmë ashtu si i ka hije historisë,traditës e kulturës orthodhokse,ndonëse vështirësitë e terrenit janë tejet të vështira,pa rrugë,pa ujë në lartësi 1300 m.
Sic duket ne fotot,cimenton e kanë derdhur,ikonat janë thyer e objekte janë dëmtuar.Këto veprime bien ndesh me traditën e fshatit,sepse këtë kishë e adhurojnë te krishterë e myslimanë,bile historia ka shembuj domethënës si ai i rindërtimit të kishës nga të gjithë e mjaft shembuj të tjerë.
Sado të përpiqen të cënojnë bashkëjetesën tonë në fshat,nuk do të kenë sukses,sepse sinicarët e konsiderojnë atë, të Shenjtë!

Ligor Karamelo
@NewsIn.Al
