KreuAktualitetiVetëm Basha, autori i "Misioni im"mund të të ofendojë duke të krahasuar...

Vetëm Basha, autori i “Misioni im”mund të të ofendojë duke të krahasuar me grupin ” Na bashkoi kënga popullore”…

Pas deklaratave të kryeministrit Rama se,  “Lulzim Basha, është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon Partinë Demokratike drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite, jo nga unë, as nga ne, as nga ju, as nga ata shqiptarë që e besojnë e votojnë e mbështesin PD-në dhe nga e cila s’kanë përfituar asgjë, por si tifozët e një skuadre futbolli, nuk i ndahen skuadrës së tyre edhe kur ajo nuk fiton kampionatin” dhe asaj në parlament që nuk e njeh për kryetar të PD Lulzim Bashën, Basha i përgjigjet :

Pyetje: Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk di se me kë të negociojë në PD duke nënkuptuar se nuk ju njeh si kryetar. Keni ndonjë koment

Basha: Nuk mund të them se kam arritur ta dëgjoj atë që Edi Rama sot. Nuk kam koment për këtë në vetvete. Ëndrra e Edi Ramës për të pasur përballë një PD të damkosur me non grata nga SHBA-të, mori goditjen e parë në 9 shtator dhe u bë pluhur e hi më 18 dhjetor kur demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të bëhet nervoz, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, të bashkohen me njëri-tjetrin dhe shumicën e shqiptarëve që do t’i japë fund tranzicionit.

PD e bashkuar dhe e pastruar nga hijet e të shkuarës dhe nga hipoteka e të korruptuarve në gjirin e saj është sot alternativa, është shpresa e gjithë shqiptarëve për ndryshim. Është përgjegjësia imë që këtë shpresë ta jetësojmë si forcë qeverisëse. Sa për Ramën dhe grupin e tij “na bashkoi non grata amerikane”. E mbani mend grupin “na bashkoi kënga popullore?!” Jeni të vegjël. Ka pasur një grup “na bashkoi kënga popullore”. Rama dhe grupi non grata amerikane që do zgjerohet shumë shpejt, janë e shkuara.

Imagjinoni çfarë krahasimi bën Lul Basha…autori i “Misioni im” nuk e ka idenë se çfarë grup i nderuar ka qënë “Na bashkoi kënga popullore”…

Ose të marrim të kundërtën e asaj që ai mendon…Sot për sot mëndja e tij nuk është tek Rama  por tek karrigia…dhe karrigia e ka emrin Berisha.

 

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit