Wednesday, December 4, 2024
spot_img
HomeKulture / Art-Vetëm teatri na kalon një fjalë gojë më gojë, një shikim sy...

-Vetëm teatri na kalon një fjalë gojë më gojë, një shikim sy më sy, një gjest dorë më dorë, e trup më trup…teatri i thotë të gjitha.

Sot në Ditën e Teatrit.

-Vetëm teatri na kalon një fjalë gojë më gojë, një shikim sy më sy, një gjest dorë më dorë, e trup më trup…teatri i thotë të gjitha.

Sa per urate..!

– A na duhet teatri?

Kjo është pyetja që mijëra profesionistë të zhgënjyer në teatër dhe miliona njerëz që janë lodhur prej tij po i bëjnë vetes.

Për çfarë na duhet?

Në këto vite kur skena është kaq e parëndësishme krahasuar me sheshet e qyteteve dhe trollin amëtar, ku tragjeditë e vërteta të jetës marrin jetë.

Ç’është ai për ne?

Galeri të veshura me pllaka ari dhe ballkone në holle teatrore, anekse të ndotura skene, zëra të mirëllustruar aktorësh, – apo e kundërta, diçka që mund të ketë dukje të ndryshme: kabina të zeza, njollosur prej baltës e gjakut, me një tufë trupash lakuriqë e të dalësh mendsh, brenda.
Ç’mundet ai të na thotë?

Gjithçka! Teatri mund të na thotë gjithçka. Si jetojnë zotat në qiell, dhe si të burgosurit lëngojnë nëpër shpella të haruarra nën dhe, dhe si pasioni mund të na ngrejë lartë, dhe si dashuria mund të na shkatërrojë, dhe se si askush nuk ka nevojë për njeriun e mirë në këtë botë, dhe si dredhia sundon, dhe si njerëzit jetojnë në apartamente, ndërsa fëmijët shtrëngohen nëpër kampe refugjatësh, dhe si të gjithë ata u kthyen prej shkretëtirës, dhe si ditë pas dite jemi të detyruar të ndahemi prej të dashurve, – teatri i thotë të gjitha.

Teatri gjithnjë ka qenë, e do të mbesë përgjithmonë. Dhe tani, në këto pesëdhjetë a shtatëdhjetë vite të fundit, është veçanërisht i nevojshëm. Sepse nëse i hidhni një sy gjithë arteve publike, menjëherë mund të dalloni se vetëm teatri na kalon një fjalë gojë më gojë, një shikim sy më sy, një gjest dorë më dorë, e trup më trup.

Ai nuk ka nevojë për ndërmjetës që të veprojë mes qenieve njerëzore – ai është ana më e ndriçuar e dritës, ai nuk i përket as jugut apo veriut, apo lindjes, apo perëndimit – jo, ai është vetë esenca e dritës, shkëlqimtar në katër anët e botës, menjëherë i dallueshëm nga çdokush, miqësor apo armiqësor qoftë ndaj tij.
Dhe ne kemi nevojë që teatri të mbesë i ndryshëm, ne kemi nevojë për teatër të shumë llojeve. Ende, mendoj se mes gjithë formave dhe trajtave të mundshme të teatrit, format e tij arkaike do tregojnë të jenë ato më të kërkuarat. Teatri i formave rituale nuk duhet kundërvënë artificialisht me atë të kombeve të “qytetëruara”.

Kultura shekullare, tashmë, po bëhet gjithmë e më shumë e mashkullorizuar, i ashtuquajturi “informacion kulturor” pak e nga pak po zëvendëson e shtyn jashtë njësitë e thjeshta, ashtu si edhe shpresat tona për ti ndeshur ato një ditë.

Por unë tani shoh qartë: teatri po i hap kanatet e dyerve të veta. Hyrje e lirë për të gjithë e gjithëkënd. Në dreq me gjithë pajisje e kompjutera – veç shko në teatër, pushto gjithë rreshtat e sallës dhe galerive, dëgjo fjalën dhe shih figurat e gjalla! – teatri është para teje, mos e neglizho dhe mos humb rastin për të qenë pjesë e tij – ndoshta është mundësia më e vyer që ndajmë sëbashku në jetët tona boshe e të ngutura.

Ne kemi nevojë për çdo formë teatri. Ka vetëm një teatër që padyshim nuk i nevojitet askujt – e kam fjalën për teatrin e lojrave politike, një teatër qarqesh për minj, një teatër politikanësh, një teatër i pabukë politike. Ajo që padyshim nuk na nevojë është një teatër terrori të përditshëm – individual apo kolektiv, ajo që nuk na nevojitet është një teatër me kufoma e gjak nëpër rrugë e sheshe, në kyeqytete e provinca, një teatër qesharak përplasjesh mes besimesh fetare e grupesh etnike…

Anatolij Vassiliev.!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments