Roli i ‘Masave’ dhe ‘Individid’ ne historine e nje vendi.
Nje cikel pa fillim dhe fund, qe ne fund te fundit tregon statusin aktual …
Ajo Mase qe nuk kupton se c’fare do te thote ‘Liri’, logjikisht nuk kupton se c’do te thote te ‘’Drejta’ dhe ‘Detyra’ individuale. Harroi ato kolektive !
Rrjedhimisht, pjesa dermuese e individeve te kesaj Mase do te anashkalojne pergjegjesite te cilat, ne nje moment te mevonshem, do te kthehen si ‘Bumerang’ mbi kokat e tyre.
Ndryshimi i situates, per mire apo per keq, eshte pergjegjesi e vete Mases. Thjesht per faktin se drejtuesit e saj dalin nga vete ajo.
Ne se Masa zgjedh per ‘Lider’ dike qe e konsideron vendin si ‘Kazino’ ku kushdo mund te hyje dhe luaje kumar, pavaresisht origjines se Eurove/Dollareve te tij, atehere Mases si mbetet gje tjeter vec se te mesoje te luaje ‘Lojera fati’ me shprese se ne nje moment kohor do te fitoje shume para …
Problemi eshte se ‘Liria’ si nje koncept bosh nuk ka ndonje vlere te madhe per ‘Lobistet’ e famshem. Sidomos kur ate dikush e afron si ‘Bargaining chip’.
Megjithate, Mases i mbeten disa ilace ngushelluse-droguese. Si pershembull, fajesimi i te tjereve per situaten dhe mallkimi i ruletes se ‘Kazinos Gjeopolitike’ qe nuk i ka sjelle fat …
Petro Prodani
@NewsIn.Al