LUTJA E TË ÇMENDURVE
E di, janë shumë që luten
Në faltoren e vjetër,
Që unë në strofkë të futem,
Të vdes si një kafshë e egër;
Të ma presin ujin e zbritur nga malet:
Në strofkën e heshtur
Buza ime të thahet
Si kafshë e egër të vdes i etur.
Rri jashtë strofkës unë i menduar
Mbi një gur sa një lëmë,
Duke kujtuar diçka të bekuar
“Fali, o Zot, se s’dinë ç’bëjnë!”

#Viki Jano
