-Nuk është e lehtë të plakesh me dinjitet…Duhet të pranosh lëkurën e re, “brazdat” e reja, pamjen e re…
Duhet të bësh paqe me frymemarrjen më të shkurtër, me rimëkëmbjen më të ngadaltë pas semundjeve, me nyjet që dhembin, me venat, me flokët e bardhë qe dalengadale ja zënë vendin valezimit te flokeve plot jetë të rinisë…
Duhet ta pranosh dhe ta duash veten në një epokë të re, të rikrijosh vetveten, të vazhdosh te jesh kurioz, të qeshesh dhe te vazhdosh “të pastrosh” dhëmbët për t’i bërë ata të shkëlqejnë perseri …
Duhet të kultivosh ironinë, te kuptosh që mund të vazhdosh të gabosh, të zgjedhesh njerëz të tjerë me kujdes, të dalësh nga vetvetja, të kthehesh te ajo, të këndosh, të mallkosh “mesuesit” e jetës, të tallesh me frikën, të jesh krenar dhe te pranosh trupin tend….
Nuk do jetë e lehtë por së paku përpiqu të vjetërohesh si vera, të “parfumosh” dhe të shijosh si ajo edhe me kalimin e viteve…
Virna Lisi ❤️
Rovena Klejo_Në Korçën tonë
@NewsIn.Al

