Viti 1929_Ku do të ishte sot Shqipëria, nëse do të vijonte ajo punë e nisur mbarë për përgatitjen e elitave që do të merrnin në dorë fatet e popullit shqiptar!
Jemi vetëm 9 vite pas Kongresit të Lushnjës.
Nga KLODI STRALLA
Nje grup studentesh shqiptare ne Montpellier te Frances ne vitin 1929. Ne qender ulur zoti Lytfi bej Zavalani dhe gruaja e tij. Ne vitet 1927-1929 ai ishte Inspektor i studenteve shqiptare ne France, me qender Montpellier. Disa prej studenteve korçare, qe me vone drejtuan sektore te rendesishem te administrates te shtetit shqiptar jane si me poshte:
– Gjergj CANCO (rreshti lart ne kembe, i treti nga e djathta e fotos, ), professor i Gjimnazit te Shkodres para lufte dhe drejtor i Politeknikumit “7 Nentori” Tirane, deputet i Kuvendit Popullor, Mesues i Popullit.
– Petraq PEPPO (rreshti i pare ulur, i dyti nga e dhjathta), profesor ne Liceun francez dhe historian i njohur.
– Andrea XEGA (rreshti lart ne kembe, i dyti nga e djathta), inxhinieri me i mire qe kemi pasur per minierat.
– Niko STRALLA (rreshti lart ne kembe, i pari nga e djathta), profesor ne Liceun francez, drejtor i shkolles Normale femerore, me vone avokat.
– Ligor SERAFIM (rreshti lart ne kembe,i katerti nga e djathta), profesor i Liceut francez dhe mesues i biologjise i gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, deri sa doli ne pension.
– Niko GLIOZHENI (rreshti i pare ulur, i katerti nga e djathta), avokat.
– Aleko TASHKO (rreshti i pare ulur, i pari nga e majta), profesor i matematikes ne Liceun francez dhe ne Gjimnazin e Tiranes.
– Tefta TASHKO së bashku me të motrën (rreshti i mesit ulur, respektivisht e dyta majtas dhe djathtas).
– Llazar TRESKA (rreshti lart ne kembe, i pesti nga e majta), inxhineri me i mire qe kemi pasur per pyjet dhe ujrat. Personalitet shkencor.
– Mikel ZAVALANI (rreshti i pare ulur, i treti nga e majta), djali i zotit Lytfi, ne kete kohe femije. Mikeli u shqua si mesimdhenes dhe eshte nder firmetaret ne Kongresin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe.
Ka edhe personalitete te tjere, jo korçare, si Selim DAMANI ( rreshti i trete ne kembe, i pari nga e majta), anetar i Gjykates te Diktimit (Gjykates te Larte); Sinan IMAMI (rreshti i trete ne kembe, i shtati nga e djathta), mjek, drejtori legjendar i Spitalit Ushtarak Tirane, si dhe te tjere, per te cilet nuk dua te zgjatem.
Ku do te ishte sot Shqiperia nese do te vijonte ajo pune e nisur mbare per pergatitjen e elitave qe do te merrnin ne dore fatet e popullit shqiptar! Jemi vetem 9 vite nga fillimi I funksionimit te shtetit qe filloj me Kongresin e Lushnjes 1920!
Klodi Stralla
@NewsIn.Al