Korçë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka vlerësuar me Certifikatën e Karrierës, inspektor Shkëlqim Tomorrin, me rastin e daljes së tij në pension
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, shefi i Komisariatit Korçë, Komisar Emiljan Pashaj, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i dorëzoi inspektorit, certifikatën me motivacionin: “Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit.”
Inspektor Shkëlqim Tomorri ka shërbyer për 35 vjet në strukturat e Policinë e Shtetit, duke kryer detyrat me përkushtim dhe përgjegjësi, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Në përfundim të ceremonisë, inspektori falënderoi drejtuesit, për certifikatën e akorduar, si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e tij ndër vite, ndërsa iu uroi kolegëve suksese të mëtejshme në përmbushjen e detyrave funksionale.

Drejtoria Vendore e Policisë
@NewsIn.Al
