Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeAktualitetiVodhi dokumentin sekret/ LAJM I FUNDIT: Merret vendimi ekstrem, dënohet Agron Shehaj…

Vodhi dokumentin sekret/ LAJM I FUNDIT: Merret vendimi ekstrem, dënohet Agron Shehaj…

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat e Kuvendit, ku ai mori dokumentin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar vetëm pjesën për përjashtimin e deputetit nga parlamenti. Sa i takon referimit në SPAK, kjo nuk është në kompetencat e këtij organi ndërsa referimin mund ta bëjë vetë Partia Socialiste.

Votimi në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetit Agron Shehaj ka përfunduar në barazim, me 3 vota pro dhe 3 kundër. Tre deputetët e Partisë Demokratike kanë votuar kundër përjashtimit të Shehajt, ndërsa tre deputetët e Partisë Socialiste kanë votuar pro masës disiplinore.

Në rast barazimi, vota e sekretarit të Sekretariatit të Etikës, që në këtë rast është Ulsi Manja, konsiderohet dyfishe. Për rrjedhojë, rezultati përfundimtar ka qenë 4 vota pro përjashtimit dhe 3 kundër.

Vendimi për përjashtimin e deputetit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, do të nisë zbatimin në sesionin e ri parlamentar. Periudha e pushimeve parlamentare gjatë muajve korrik dhe gusht nuk do të llogaritet në afatin e përjashtimit.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments