KreuAktualitetiVota e diasporës, Rama: Identifikoni emigrantët brenda dhjetorit

Vota e diasporës, Rama: Identifikoni emigrantët brenda dhjetorit

Vota e diasporës, Rama: Identifikoni emigrantët brenda dhjetorit

Për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025, Edi Rama zhvilloi një takim online me kryebashkiakët e majtë në prani të kryesisë, ku u kërkoi atyre që brenda 2-3 javëve të kenë mbyllur procesin e identifikimit të të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Socialistët do të duhet të regjistrojnë në databazat e PS edhe emigrantët që janë votues potencialë për mazhorancën.

Qarku kishte mbetur bosh pas zhvendosjes së Blendi Gonxhes në zonën e Kombinatit në Tiranë për t’i ardhur në ndihmë trios politike Manastirliu, Spiroapli dhe Veliajt.

Përpos drejtuesve politikë, Rama ka menduar që në shumë qarqe të angazhojë ministra me zona të caktuara elektorale, duke u dhënë mundësinë që të jenë në listat e PS.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit