KreuPolitikaVotëbesimi është një kompromis që bëjmë me vetveten e shoqërinë. NESTOR DEDE

Votëbesimi është një kompromis që bëjmë me vetveten e shoqërinë. NESTOR DEDE

Votëbesimi është një kompromis që bëjmë me vetveten e shoqërinë. Jetojmë në të njëjtin ambjent, por kemi perceptime të ndryshme,siç kemi dhe ëndrra të veçanta paçka se të njëjtin “finish” kemi.
Zgjedhjet janë një rotacion, siç është dhe jeta me cikël të pa përcaktuar qartë e mbështetur në shumë variabile të dukshme ose jo. Është dhe dita kur bën hapin vendimtar për ciklin 4 vjeçar të ardhshëm. Por nëse në vitet e mëparshme ke qenë indiferent?!
Por nëse tentove të ishe realist pa u gjendur në zhvillime?!
Por nëse një gur ngrite a një tulle vendose?!
Por nëse i zhgënjyer u tërhoqe?!
Por, por….
Mbi jetën time dua të vendos vetë, nuk pranoj zgjedhjet të mi kushtëzojnë me inskenime, premtime e fjalë pa lidhje. Nuk mund ti besoj atij që në vogëli “dorë kishte”. As përfaqësues shpirt ngushtë e tinzarë nuk mund të pranoj.
Nëse do zgjidhja i lirë do filloja shumë shpejt, do zgjidhja ata që i njojta duke u rritur pavarësisht kampit, do zgjidhja ata që i pashë të djersiten e puna u ka duk.
Do fshija demagogët, të shiturit për turp, do fshija pasuesit pa integritet.
Do fshija e do zgjidhja siç besoj vetë – por kjo nuk bëhet akoma në asnjë vend.
Demokraci autoritare e kryetarit të vetë?! Parti me demokraci legjitime e disiplinë ushtarake?!
Pengje të një kohe qe nuk i përkasim më. Vazhdimësi e pa shkëputur të mbërthyer të lë.
Nëse i lirë e pa i pakushtëzuar të isha, Nikon, por edhe Erbin, Helidonin dhe Vladimirin me shpirt do votoja.

12 zgjedhja ime e rinisë, por edhe përkushtimi (me gjithë peshën që mbart kjo fjalë). U apasionova, u përpoqa, u rrita dhe shumë me shumë se shumica dhashë.
12-a u rrit e faqen vendit I ndërroi, por viktimë e mos konkurrencës dhe vetëkënaqësisë qëndroi .

Nestor Dede Athine

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit