VRASËS TË SË VËRTETËS
Askush nuk guxon
askush nuk flet.
Të gjithë kanë frikë
për bukën e përditshme.
Nuk na del zëri
po harrojmë emrat tanë.
Jemi kthyer në skllevër
me pranga që na zbukurojnë.
Jemi shitur trup e shpirt
pa marrë asnjë grosh.
Forcën e ushtrojmë
për të luftuar të drejtën.
Heshtim, heshtim, heshtim
si të vdekur, të gjallë.
………………………….
Një tavolinë bosh,
një laps i rënë përtokë.
Pasi e fajësuan e komplotuan
për të vërtetën e thënë
E nxorën në rrugë
dikë që guxoi të flas.
Turma u mblodh
në grackë
me dyer të mbyllura.
çast
Athinë, më 21.02.2026
E.D.Ifandi
@NewsIn.Al

