KreuAktualitetiVrasja e 35-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa në Itali, nënë e dy fëmijëve...

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa në Itali, nënë e dy fëmijëve minorenë, pas grindjes me bashkëshortin

Detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa në Itali, nënë e dy fëmijëve minorenë, teksa vijon kërkimi për bashkëshortin e saj, autori i dyshuar i vrasjes.

Dyshimet e hetuesve fokusohen pikërisht te bashkëshorti i saj, nga i cili gruaja po ndahej dhe nuk jetonin më bashkë. Burri është ende i pagjurmueshëm, sipas informacioneve fillestare ai është arratisur me një “Golf” të bardhë.

Për këtë arsye, karabinierët filluan një gjueti duke ngritur pika kontrolli në të gjithë Val d’Elsa, në zonën midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe në zonën e Empolit. Policia ka kontrolluar edhe disa shtëpi fermash të braktisura në zonën e krimit që ndodhi dje në orën 20 00, deri tani pa asnjë sukses.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit