Vrasja e topografit në Mikono…Depozitat e qindra mijëra eurove në llogarinë e 44-vjeçarit të arrestuar
Autoritetet gjetën shumë transaksione të dyshimta me shuma të mëdha parash në llogaritë bankare të 44-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e topografit të Mikonos
Sipas SKAI-t, në llogarinë e 44-vjeçarit që dyshohet se ka ekzekutuar topografin e Mykonos, janë zbuluar transferta të shumta dhe të rregullta prej 100 mijë dhe 200 mijë eurosh nga disa kompani. Disa prej tyre janë inekzistente ndërsa disa të tjera kanë “burra kashte” në tabelë ose kanë elementë të dyshimtë.
Shumica e kompanive që kanë bërë këto depozita të mëdha duket se janë aktive në industrinë e ndërtimit.
Deponimet janë hedhur në llogarinë e një kompanie inekzistente me makineri gërmimi, pas së cilës qëndron 44-vjeçari i akuzuar si ekzekutori i topografit të Mykonos.
Ajo që autoritetet po hetojnë tani është nëse pas këtyre deklaratave fshihen persona të dyshuar si porositës të vrasjes së topografit, duke e përqendruar interesin e tyre natyrisht tek ata aktivë në Mykonos…
NewsIt
N.Dede Athinë
@NewsIn.Al
