Çyrbja rezulton të jetë i përfshirë në përgjimet e SKY në lidhje me bandat kriminale dhe zgjedhjet.
“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posaccme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua me urdhër të SPAK po mbahet në ambientet e Policisë së Durrësit.
Gjithashtu mësohet se i arrestuari tjetër, Ahmet Masha dyshohet se është pjesë e grupit me të cilin Çyrbja kë kryer këto vepra penale.
Përveç tyre është shpallur në kërkim dhe një tjetër. Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale.
@NewsIn.Al

