Nga Xhensila Mirashi
Workshop Kombëtar “Krijimi i Urave Lidhëse” i organizuar nga NDI Albania dhe në bashkëpunim me Ekspertin Ndërkombëtar të Dialogut, Steinar Bryn, ku u diskutua mbi teknikat e përmirësimit të dialogut dhe krijimin e urave lidhëse ndërmjet pjesëmarrësve nga Korça, Shkodra dhe Gjirokastra.
Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të projektit “Mbrojtja e Promovimi i Lirisë së Ushtrimit të Besimit Fetar në Ballkanin Perëndimor” ku jam përzgjedhur si përfaqësuese e të rinjve dhe aktiviste e shoqërisë civile të Qarkut Korçë.
Faleminderit stafit të NDI Albania për mikpritjen e organizimin e shkëlqyer! Shihemi së shpejti!

#Viki Jano

