Wouuuu…Keti Garbi – Endri dhe Stefi Prifti! Sot live në Festa e Birrës Korçë…
Çfarë duhet tjetër?
Tashmë nuk ka asnjë pyetje, asnjë mëdyshje…është mbrëmja e fundit e Festës së Birrës dhe në gjithë Korçën po ndjehet kjo atmosferë e jashtëzakonshme, e cila pushtoi këto ditë, të cilat ikën kaq shpejt si të ishin një mbrëmje e vetme…kjo e sotmja është e vetmja “e keqe” e kësaj Feste madhështore…sepse është dita e fundit!
Mirënjohje dhe falenderime për këto mbrëmje të mrekullueshme e të paharruara…si gjithmonë Bashkia Korçë dhe stafi i mrekullueshëm!
Por edhe një herë po përsërisim atë shprehjen e veçantë të Profesor Vaskë Niços: “Prit se s’keni parë gjë akoma”…
Sot është ” Qershia mbi tortë”
E pabesueshme, por e vërtetë!
Keti Garbi
Endri dhe Stefi Prifti
Viki Jano _ Maria Piti
@NewsIn.Al



