Korçë
Ditën e sotme, në kuadër të “Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave të Trafikut Rrugor”, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Korçë, kanë organizuar një aktivitet sensibilizues në përkujtim të të gjithë personave që kanë humbur jetën, si pasojë e aksidenteve automobilistike.
Në këtë aktivitet të zhvilluar në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, është improvizuar një aksident, ku është rrethuar vendi me shirit dhe sinjalizime rrugore, për të treguar një skenë aksidenti dhe është vendosur një automjet i dëmtuar.
Punonjësit e policisë rrugore, në shenjë kujtimi për viktimat, në krahun e majtë të tyre vendosën një shirit të zi dhe në orën 12:00, ndaluan për 1️⃣ minutë lëvizjen e të gjithë mjeteve në rrugë.
Policia Rrugore Korçë, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe parandalimin e aksidenteve.
#Zbato_rregullat_Shpëto_jetë!

