Zbulohet fabrika që prodhon djath bebe me vaj palme. Bëhet fjalë për djathin bebe të shkrirë, “Eka bebe”!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit raportoi ditën e premte për bllokimin e 112 kg “djathë bebe të shkrirë” për mosdeklarim të të gjithë përbërësve ushqimorë në etiketë.
Mësohet se AKU ka zbuluar se produkti kishte në përbërje vaj palme, por që nuk ishte deklaruar në etikë. AKU e fshehu emrin e subjektit dhe të dhënat e tjera të produktit të zbuluar me vaj palme, por mësohet se bëhet fjalë për djathin bebe të shkrirë, “Eka bebe”, prodhim i kompanisë EKA – 2001.
Sipas gazetës Korrieri, përdorimi i vajit të palmës në produktet me origjinë shtazore është thuajse masiv. Por, në shumë raste, ai fshihet dhe nuk deklarohet në etiketë. Në këto raste është shkelje ligji, por në rastet kur u frohet fëmijëve në produktet e tyre, pa e ditur prindrit se çfarë po iu blejnë, është kriminale.
Djathi që ka rezultuar me prani të vajit të palmës me emërtimin “Djath i shkrirë Eka Bebe” mban datën e prodhimit 22.08.2023 dhe afat përdorimi deri më 22.02.2024. AKU është mjaftuar vetëm me një gjobë ndaj subjektit në vlerën e 100 mije lekëve të reja dhe produkti nuk është asgjësuar, por do të rietiketohet nga subjekti dhe do të rihidhet në treg.
@NewsIn.Al

