ZEMRËN DO TA MARR ME VETE
Zemrën do ta marr me vete, në dorë,
E do rend me të udhëve tërë pellgje!
Ti qesh aq ngjashëm
me një zhurmë përroi,
Unë rrugë tjetër kërkoj ku të derdhem!
Hingëlli,jargavitu,kali i moshës sime,
Mbathja nga të duash,gjer në lodhje!
Veç kurrë mos kërko atë që s’kthehet,
Që në gjuhën e kuajve i thonë:ngordhje!
Nga pas më ndjek mospërfillja jote,
S’qënka e thënë të mos ndjej dhimbje!
Ne i mësuam njerëzve,kësaj bote:
Çdo gjë që thyhet,jo gjithnjë ngjitet!
Pashë fytyrën time te një pellg i ngrysur,
Kështu tiparet kurrë s’i kam pasur!
Por edhe veten,kështu,të përmbysur,
S’më besohet kurrë ta kem dashur!
Pashë qiellin e tërë mbi mua,
Pashë fushën dhe barin e rritur,
Pashë pemë me rrënjë të shkulura,
Nga një kopësht ku kisha shëtitur!
Dhe vetveten në sy e vështrova,
Pellgu dridhej e më zhdukte mua!
Dhe pështyva,pastaj u largova,
Jo çdo gjë e meriton ta dua!

