KreuAktualitetiZgjedhje të parakohshme? Spartak Braho: Rama të shpërndajë urgjent Parlamentin

Zgjedhje të parakohshme? Spartak Braho: Rama të shpërndajë urgjent Parlamentin

Spartak Braho: Rama të shpërndajë urgjent Parlamentin

Ndërkohë idenë e zgjedhjeve të parakohshme e ka artikular edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho. Ky i fundit teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive theksoi se vendi është në krizë, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama se duhet të shpërndajë sa më Parlamentin e të thërrasë zgjedhje të parakohshme. “Vendi është në krizë. Kush nuk e kupton këtë nuk ka sy në ballë. I bëj thirrje Edi Ramës, kryeministër dhe kryetari i PS-së shpërnda parlamentin dhe nis zgjedhje të parakohshme. Këta duhen veprim mos e gjakosin popullin kot”, deklaroi ai. Me këtë tezë Braho argumenton se Berisha largohet nga skena politike. “Thirrjet e Sali Berishës janë për luftë dhe. Asgjë nuk ndodh pa dijeninë e tij, të tjerët janë trushplarë pa tru që e ndjekin pas por populli nuk e ndjek Berishën. E keni parë edhe në sondazhet tuaja. Sali Berisha është non grata dhe nuk e lë njeri të kandidojë”, u shpreh ai. Më tej zoti Brahoi këmbënguli se Berishës duhet t’i mbyllet goja. “Është emergjencë kombëtare madje patriotike që ky njeri të mbyllë gojën. Por ai vetë nuk e mbyll gojën, gjatë tërë kësaj kohe do të provojë destruktivitet. Unë e njoh shumë nga afër atë.

Ia njoh biografinë që kur ka qenë 37 vjeç. Berisha është frikacak. I ka ecur presioni dhe me këtë presion erdhi në krye të PD-së që nuk e ktheu kurrë në parti por në turmë që e ka ndjekur pas. Berishën po e zë haku i Gramoz Pashkos që iku në mënyrë enigmatike”, tha ai. Sakaq, duke komentuar kaosin e deputetëve të Rithemelimit në Kuvend Braho theksoi se ata duhet të përjashtohen. “Këta janë bandë nuk janë deputetë duhet të përjashtohen për dhunë ndaj shtetit”, nënvizoi ai. Kështu që në këtë situatë politike Braho përsëriti disa herë thirrjen për Edi Ramën.

“Mazhoranca duhet të mendojë dhe vlerësojë, bisedojë dhe me strukturat e tjera. Vendi duhet të futet me normalitet dhe normaliteti krijohet duke ndërtuar struktura të reja. “Rama të bëjë zgjedhje të parakohshme urgjente. Këshilla kam shumë por s’para dëgjon shumë ai. Flasim me të por me romuze”, përfundoi Braho.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit