HomeAktualitetiZgjedhjet i fituan studentët/ Erion Veliaj reagon fort për rrëzimin e Vuçiçit...

Zgjedhjet i fituan studentët/ Erion Veliaj reagon fort për rrëzimin e Vuçiçit në Serbi…

Kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një reagim të papritur në llogarinë e tij dhe përshëndet rrëzimin e Aleksandër Vuçiç nga pushteti në Serbi, nga studentët që protestuan për dy vite më radhë dhe në zgjedhjet e djeshme dolën me parti fituese.

“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit”, shkruan Erion Veliaj nga qelia.

Megjithatë, ky shënim i papritur i kryebashkiakut, në një kohë që Tirana është mbërthyer nga kaosi dhe revolta studentore dhe ai prej ditësh nuk ka thënë një fjalë, mendohet si një mesazh i koduar për më larg, për më lart.

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate. Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi“, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në Tiranë, kërkesa e vetme e studentëve të revoltuar që kanë djegur e shkatërruar një sërë institucionesh publike e private, është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, forca përfaqësuese ku aderon dhe Erion Veliaj.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments