HomeAktualitetiZgjedhjet në Izrael! Dalin Exit-Poll-et e para, ja kush kryeson

Zgjedhjet në Izrael! Dalin Exit-Poll-et e para, ja kush kryeson

Votimi në zgjedhjet parlamentare të Izraelit tani është mbyllur. Partia Likud e Netanyahut pritet të mbetet më e madhja në Knesset, sipas sondazheve të para të publikuara.

Partia Likud e Benjamin Netanyahut do të mbetet më e madhja në parlamentin izraelit.

Transmetuesi izraelit Channel 12 parashikoi që Lukid do të fitonte 24 vende në Knesset.

Partia Yashar – e udhëhequr nga Gadi Eisenkot, i cilësuar si sfiduesi më i afërt i Netanyahut – parashikohet të fitojë 22 vende, sipas sondazhit.

Megjithatë, Channel 12 shtoi se nuk kishte një fitues të qartë në zgjedhje.

Në të njëjtën kohë, një transmetues tjetër ka raportuar se koalicioni i Eisenkot, i formuar me parti të tjera më të vogla izraelite, parashikohet të fitojë më shumë vende në total sesa koalicioni i vetë Netanyahut.

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments