Tuesday, April 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiZgjidhen drejtuesit e rinj të UGSH, qarku Korçë. Urime koleges Konstanca Koçi...

Zgjidhen drejtuesit e rinj të UGSH, qarku Korçë. Urime koleges Konstanca Koçi për zgjedhjen si kryetare!

✅ Anëtar i Bordit Drejtues, Dega Korçë !

Është kënaqësi që edhe përtej oqeanit, gjithmonë më jepet mundësia të kontribuoj për Korçën në mënyra të ndryshme.
Faleminderit kolegëve gazetarë dhe drejtorit të përgjithshëm z.Aleksandër Çipa, që smi kursejnë asnjëherë mundësitë ☺️

Guri Haxhillari “ NewsIn.Al” – Korçë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Zgjidhen drejtuesit e rinj të UGSH, qarku Korçë. Urime koleges Konstanca Koçi për zgjedhjen si kryetare!

Korçë më 11.07.2025

Gazetarja Kostanca Koçi merr drejtimin e degës së Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë për rajonin e Korçës, një frymë e re bashkëpunimi për punonjësit e medias

Gazetarja e Radio Televizionit të Korçës është zgjedhur të drejtojë degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për rajonin juglindor.
Koordinator i kësaj dege u votua gazetari Xhensil Shkëmbi, si dhe një bord drejtues me tre anëtarë.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa, ishte i pranishëm në këtë takim, vendimmarrës për strukturat drejtuese të UGSH në qarkun Korçë, duke monitoruar ndërkaq edhe mbarëvajtjen e zgjedhjes së drejtuesve të rinj te organizatës rajonale.

Gazetari dhe analisti i njohur Aleksandër Çipa, në autoritetin e drejtuesit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë bëri të ditur situatën, problematikat që kalon media dhe punonjësit e saj në Shqipëri, ndërsa shprehu angazhimin maksimal në përmirësim të kushteve dhe njohjes së të drejtave të gazetarëve duke e vënë theksin tek nevoja e shtimit të kontributit në rrjete rajonale dhe ndërkombëtare të gazetarëve.
Raportet e të dhënave për situatën sociale, pagat dhe sigurimet shoqërorë të gazetarëve, sipas Çipës janë hise e një skandali që lihet në fuqi në realitetin mediatik të vendit.

Gazetarja e Radio Televizionit të Korçës Kostanca Koçi, me një përvojë të gjatë dhe të sukseshme profesionale, kryesisht në mediat audiovizive, vjen në drejtimin e degës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për rajonin e Korçës, jo vetëm si një profesioniste e përkushtuar, por që gëzon edhe respektin e të gjithë kolegëve në bashkëpunim dhe aftësitë e personit të saj për të paraqitur në vlerësimin e duhur dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe veçanërisht të komunitetit të gazetarëve.

Me votimin uananim të gazetarëve të pranishëm në këtë takim zgjedhor të strukturave drejtuese të UGSH në Korçë, Kostanca Koçi u miratua si një përfaqësuese e denjë e grupimit më të madh të gazetarëve në Shqipëri që është ngritur dhe funksionon prej gati dy dekadash,siç është Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Guri Haxhillari

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments