Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiZhvillime të papritura që në mëngjes/ Ndryshime në kabinetin qeveritar? Rama bën...

Zhvillime të papritura që në mëngjes/ Ndryshime në kabinetin qeveritar? Rama bën gati LËVIZJET…

E enjtja e sotme pritet të jetë me plot zhvillime që në mëngjes, pasi rreth orës 10:00 qytetarët kanë paralajmëruar se do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit, njëkohësisht socialistët bëhen bashkë te Pallati i Brigadave ku pritet që kreu i qeverisë të bëjë disa ndryshime të kabinetit qeveritar.

Mbledhja e sotme e Ramës vjen një ditë pas takimit me drejtuesit politikë, ministrat dhe zëvendësministrat në një takim në Vilën e Kuqe në Tiranë, në fokus të të cilës ishin kalendarizimi i nismës “Prania Besnike” në çdo territor, si edhe puna për ndryshimet ligjore që lidhen me platformën “PasqyrAlbania”. Po ashtu, pas takimit më shumë se katër oraresh të zhvilluar ditën e djeshme në Vilën e Kuqe, u bënë publike dhe një sërë vendimesh e projektligjesh, përfshirë këtu mbrojtjen e mjedisit dhe rindërtim, sigurinë publike, administrimin e objekteve të konfiskuara dhe marrëveshjet fiskale me vende të tjera.

Nga ana tjetër, në ditën e 95-të të protestës, qytetarët njoftuan se duke nisur nga sot e tutje ata do të bëhen bashkë dhe gjatë paraditeve për të protestuar para ministrive të vendit. Për nisje të protestave të paradites protestuesit zgjodhën Ministrinë e Arsimit, ndërsa pritet që në vijim të zbarkojnë para secilës, duke kërkuar ndryshim rrënjësor të klasës politike, përfshirë këtu dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Siç kemi raportuar, ndryshimi i parë i qeverisë Rama ndodhi dje pasi ministrja e Shëndetësisë Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i saj, vendim ky i marrë për shkak të disa angazhimeve të saj ndërkombëtare. Sot pritet të t’u parë se cilat do të jenë ndryshimet që do të ndodhin në qeverinë Rama.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments