KreuAktualitetiZv/kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, i cili një...

Zv/kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, i cili një ditë më parë u shpreh se mezi qëndron në parlament

Balluku i përgjigjet Berishës për aromat e parfumeve: Nuhatja në këtë moshë…

Zv/kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, i cili një ditë më parë u shpreh se mezi qëndron në parlament “nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme”.

Balluku tha se bën “punë burrash” por nuk beson se ka njeri aftësi nuhatjeje për të ndarë se sa të shtrenjta janë parfume.

“Po dëgjoja prononcime e copëza të ndryshme të mediave. Zakonisht gratë janë ato që mbajnë parfume apo akuzohen për parfume. Unë nuk e di që në sallën parlamentare ne kemi hyrë që të na mbajnë erë parfumet të cilat kushtojnë nga 100 Lekë edhe shumë më shumë, por nuk e di kush i ka këto aftësi nuhatjeje për t’i ndarë se sa të shtrenjta janë dhe pastaj e thënë nga ai që po e thoshte nuk besoj që e ka këtë nuhatje në këtë moshë. Nuk e di sa e rëndësishme është pamja ime sepse unë vesh çizmet dhe i futem baltës nëpër kantiere dhe bëj punë burrash”, tha Balluku.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit