🇦🇱🇫🇷 Liceu Francez i Korçës, një nga projektet më të rëndësishme arsimore dhe ndërkombëtare për qytetin tonë.
Në takimet e zhvilluara në Paris, gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Edi Rama dhe pritjes nga Presidenti Emmanuel Macron, u diskutuan hapat e mëtejshëm për realizimin e këtij projekti që synon ta kthejë Korçën në një qendër të rëndësishme arsimore në rajon.
Liceu do t’u ofrojë nxënësve një arsimim me standarde ndërkombëtare, me mundësinë e diplomës së dyfishtë, Maturë Shtetërore dhe Baccalauréat Français. 📚🎓
Po vijojnë gjithashtu përgatitjet për ndërtimin e kampusit, në bashkëpunim me institucionet franceze.
Një projekt që forcon lidhjet historike Korçë–Francë dhe hap mundësi të reja për të rinjtë. 🤝

Sotiraq Filo
@NewsIn.Al
