Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeAktualitetiGjin Gjoni: Ata që thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg” në protestë janë...

Gjin Gjoni: Ata që thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg” në protestë janë të paguar

Gjin Gjoni: Ata që thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg” në protestë janë të paguar

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka komentuar sloganet e dëgjuara në protestë, duke pretenduar se personat që brohorasin kundër njëkohësisht Edi Ramës dhe Sali Berishës nuk janë protestues të zakonshëm.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Gjoni deklaroi se disponon informacione sipas të cilave disa persona janë dërguar me qëllim për të dëmtuar imazhin e protestës.

“Çështja është e thjeshtë. Njerëzit që janë në protestë dhe thonë ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, nga informacionet që kam rezulton se janë të paguar. Kam informacione që disa kryetarë bashkish sjellin me autobusë dhe furgonë njerëz për ta bërë pis protestën”, u shpreh ai.

Gjoni këmbënguli se kërkesa kryesore e protestës mbetet largimi i Kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se sipas tij qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit, manipulimit të zgjedhjeve dhe lidhjeve të qeverisë me krimin.

I pyetur nëse e ndjen veten pjesë të “Shqipërisë së re” që kërkojnë protestuesit, deputeti demokrat u përgjigj pozitivisht.

“Po, sepse kam qenë pjesëmarrës në çdo kauzë që nga dita e parë”, deklaroi Gjoni.

E padëgjuar kjo…Rama ka paguar të thërasin:

Rama burg, Berisha burg!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments