Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDritan Goxhaj: Dorëheqja e Edi Ramës është kërkesa e parë dhe e...

Dritan Goxhaj: Dorëheqja e Edi Ramës është kërkesa e parë dhe e panegociueshme

Dritan Goxhaj: Dorëheqja e Edi Ramës është kërkesa e parë dhe e panegociueshme e protestës

Dritan Goxhaj deklaroi se protesta ka vendosur si kërkesë kryesore largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si një kusht të panegociueshëm.

Duke lexuar deklaratën e grupit koordinues, Goxhaj tha se kërkesa për dorëheqjen e Ramës buron nga propozimet dhe qëndrimet e qytetarëve të mbledhur gjatë 22 ditëve të protestës.

Sipas tij, protestuesit kërkojnë hapjen e një faze të re politike në vend, e cila do të nisë me largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore.

“Kërkesa e parë është dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit dhe e qeverisë”, deklaroi Goxhaj para protestuesve, duke theksuar se organizatorët do të vazhdojnë protestën deri në realizimin e objektivave të shpallura.

Ai shtoi se lëvizja mbetet e vendosur në rrugën e protestës paqësore dhe demokratike, ndërsa kërkesat e saj i cilësoi si të qarta, legjitime dhe të dala nga vullneti i qytetarëve.(Vatani News)

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments