1 Maj, Dita e Punëtorisë / Maji i 1886-ës që tronditi Çikagon,
Amerikën dhe mbarë botën.
140 vjet mbushen sot nga kryengritja e punëtorëve dhe greva e madhe për 8 orë punë, 8 orë pushim dhe 8 orë kohë të lirë.
Njëqind vjet pas Revolucionit Francez, Kongresi themelues i Internacionales së Dytë që u mbajt në Paris në 1889 (14-21 Korrik), shpalli Ditën e 1 Majit: “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve”, duke nderuar kështu, kryengritjen e punëtorëve të Çikagos në Maj 1886, tre vjet më parë.
Në fund të shekullit të 19-të. Klasa punëtore kishte nisur luftën për tetë orë punë në ditë. Kërkesa ishte formuluar për 8 orë punë, 8 orë pushim, 8 orë kohë të lirë. Më 1 Maj 1886, sindikatat organizuan një protestë në Çikago dhe qytete të tjera të SHBA. Vendimi për këtë grevë masive më 1 Maj në Çikago u morr më 1884 në kongresin e Federatës Amerikane të Punës. Pretendimet e punëtorëve në Kanada kishin paraprirë më 1872. Punëtorët atëherë punonin nga 10 deri në 16 orë në ditë. Çikago ishte një qytet në rritje dhe qytet i industrializuar. Kishte mbi 1.200 fabrika me më shumë se 350.000 punëtorë, shumica dërrmuese e të cilëve ishin emigrantë.
Μë 1 Maj ndodh nje përqëndrim i madh punëtorësh me 90.000 pjesmarrës. Plani i sindikatave ishte zgjatja e protestës në kohë. Më 3 Maj, greva në një fabrikë përfundon me dhunë. Policia dhe body guard e fabrikave shpërndajnë grevistët për të lejuar punëtorët të hyjnë në fabrikë. Katër punëtorë të vdekur dhe shumë të plagosur. Të nesërmen, më 4 Maj, sheshi Himarket u mbyt në gjak nga një grup i madh i grevistësh në një marshim paqësor. Fjalimet bëheshin normalisht dhe binte shi. Rreth orës 22.00, të grumbulluarit nisën të shpërndahen pasi reshjet ishin intensifikuar. Folësi i fundit ishte në podium dhe disa qindra mbetën në shesh. Më pas, një grup prej 180 policësh të armatosur mbërritën në shesh për të shpërndarë të grevistët.
Udhëheqësi i fton të mbledhurit të largohen për në shtëpitë e tyre. Folësi nga foltorja thotë se greva është paqësore. Papritur shpërtheu një granatë. Shpërthimi ndodhi pikërisht aty ku ishin policët. 67 grevistë u plagosën, 7 vdiqën më pas nga plagët e marra në spital. Policia hap zjarr mbi turmën duke vrarë njerëz dhe duke plagosur më shumë se 200 persona. Rekordi zyrtar është 4 të vdekur, pa llogaritur se sa të plagosur vdiqën më pas.
Tetë anarkistë sindikalistë u akuzuan pa asnjë lloj fakti prove, shumica prej tyre ishin emigrantë Gjermanë. Gjyqi u zhvillua me proçedurë të shkurtuar dhe morri vendimin e dënimin me vdekje për të të gjithë, përveç njërit që u dënua me 15 vjet burg. Mbrojtja pretendoi se ata ishin të gjithë të pafajshëm dhe se granata ishte një provokim nga banditët e një zyre detektive specifike që i promovonte në fabrika për të goditur mekanizmin e grevistëve.
U bë ankimim. Guvernatori i ndryshoi dy dënimet me vdekje në atë me burgim të përjetshëm. Njëri prej tyre vrau veten. 4 të tjerët u çuan në trekëmbësh duke kënduar “Massaliotida”. Gjyqi i të “8-ve” është një nga rastet më flagrante të gjykimit të keq në Shtetet e Bashkuara. Në 1893, shtatë vjet më vonë, Guvernatori i Ilinois, pranoi se që të Tetë ishin të pafajshëm. Deri më tani mbetet e paqartë se kush ishte autori që hodhi granatën mes grevistëve!!
Përcaktimi i 8-orarshit.
U deshën 33 vjet që nga kryengritja e Çikagos më 1886 dhe 30 vjet nga përcaktimi i 1 Majit si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në 1889 në konferencën themeluese të Internacionales së 2-të për të vendosur 8-orarshin dhe natyrisht jo për ta zbatuar atë!! Kjo ndodhi në vitin 1919 në Konferencat e Paqes që i dha fund Luftës së Parë Botërore si dhe Mbikëqyrja e Zyrës Ndërkombëtare të Punës për përgjithësimin e punës 8-orarshit në Evropë dhe në mbarë botën, fillon të luajë rolin e saj.
1 Maji Para viteve 90′.
1 Maji ishte një ditë plot respekt për klasën punëtore. Ishte një festë e organizuar nga vetë shteti që fillonte me parakalim zyrtar dhe mbaronte si një festë familjare me piknik nga Liqeni, për ne që banonim në Tiranë. Përgatitja për 1 Majin, paradat, koncertet e Majit, dhuratat dhe titujt për punëtorët e dalluar, krijonin një atmosferë të gëzuar dhe të shumpritur. Familja vishej gjithmonë në të reja dhe sigurisht ëmbëlsirat e gatuara nuk mungonin nga tryezat. Vajzat vishnin fustane të qepura me dizain plot lule. Sigurisht fotografi te busti i Skenderbeut dhe morali shpirtëror i ngritur sepse lulet kishin shpërthyer kudo, Pranverë, Verë, ngrohtë dhe shumë më tepër do rrinim jashtë sesa brënda.
Tek Pastiçeri “Flora”jo pak njerëz uleshin për të ngrënë një pastë. Të rinjtë e dashuruar gëzoheshin që shihnin familjen e vajzës/djalit dhe ishte rast ideal për të dhënë mesazhin se -jam nga familje e mirë. Nuk shihje njerëz të leckosur. Teritali kishte vëndin e tij të nderit si pandallon, xhaketë etj.
Lulet e Majit që përdornim në paradë ishin të mrekullueshme për të njgjyrosur rroba duke i futur më parë në ujë me uthull që të nxirrnin bojën. Televizori jepte koncert ose film komedi. Ndonëse fund pesëmbëdhjetë ditëshi, familja kishte marrë diçka nga puna si shpërblim.
Fjala punëtor ishte respekt, por jo për dhëndër te aristokratët që kishin humbur pronat!! Fjala punëtor thuhej pak me zor kur vajza ose djali ishin në universitet, pra në punë dashurie ose krushqie. Punëtori i asaj kohe kishte përgjegjësin e tij të Personelit që merrej me të gjitha llojet e halleve dhe gjykonte kur mund të merrte leje nga puna.
Leja ishte një vit në Dimër një vit në Verë.
Për pushime të jepnin 2X rrogë që të kënaqej familja. Për aksident në punë shpalleshe hero me pension të përjetshëm. Vitet e punës, siguracionet që të paguante shteti, janë në situatë të shkëlqyer llogaritëse deri më sot. Nuk kishte greva dhe reagime por kishte mbledhje punëtoresh ku dembeli dukej si miza në qumësht.
Pra vetë mekanizmi punëtor hiqte qafe ata që donin të ngroheshin në diell.
Përfundimi i një vepre madhore, të jepte shansin për njgjitje në detyrë. Universitari ishte njëlloj si punëtori dhe vinin erë djersë njëlloj të dy.
1 Maji Pas viteve 90′-Tallava.
Vitet e lirisë së tregut do sjellin një raport të frikshëm epror-punëtor. Ata që nuk kanë mik të madh do katandisen të punojnë si mos o zot, papushim fare, harro siguracionet. Ndonëse gjithçka do i akreditohet politikës, raporti i individit me shtetin, pra shfrytëzimi deri në palcë i punëtorisë, është fenomen i turpshëm social dhe jo politik.
Si të kërcënosh punëtorin se po nuk paguajte vetë siguracionet nuk ka punë, ose po e denoncove të gjen belaja, janë një lloj feudalizmi i palegalizuar i cili ka arritur majat e Himalajës.
8-orarshi, pra 40 orë punë në javë, janë një realitet virtual. Duke ditur se punëtoria po vajti në punë do i dali shpirti, nuk do jetë as për familje e fëmijë, abuzon me cilësinë e punës dhe jep produkt me cilësi 0-ro nga inati.
Pronar i mirë, shumë i mirë, shumë i keq-janë emërtime që Nuk duhej të ekzistonin nëse do zbatohej rreptësisht Kodi i Punës. Shoqatat e punëtorëve janë të kompromentuara ndaj zërin e tyre e dëgjon e shumta ndonjë Bretkocë.
Është rrymë ndërkombëtare paralizimi i trurit të këtyre shoqatave të cilat organizojnë greva gjasme të forta, hanë dhe ndonjë dackë polici të paralajmëruar para kamerave të kanaleve dhe…bëjnë një vrimë në ujë për të drejtat e punëtorisë.
Ka një shprehje magjike për relacionin pronar-punëtor që është: “Nëse do më pagush sa do ti- do punoj siç di unë. Nëse do më paguash aq sa dua unë- unë do punoj siç do ti!!”. U zgjidh dhe ky ekuacion i vështirë.
1 Maji i Emigrantëve Punëtorë.
Ata janë gjithmonë nën ritmin e dhënies së rendimetit, të cilësisë, punës jashtë orarit për më tepër para, punës në fundjavë për një punë të papritur që ju doli, punëve në mes të Verës sepse turizmi si industri me dallgë i punon rrota.
E Drejat e Punës për ta është në ca raste e vetëshkelur pasi puna në të Zezë nuk ka taxë mbi fitimin. Dukja e papunë/i papunë gjithashtu parashikon ndihmë sociale dhe përjashtim nga detyrime të tjera. Sigurisht që këto kanë pasoja për vitet e pensionit por në rastin e brezit të Parë të Emigrantëve, ashpërsia e Ligjit nuk mund të zbatohet pasi janë njerëz që nuk dinin gjuhën fare, nuk kishin strehë ndaj flinin në shtëpitë e pronarëve si dhe nuk ishin të paisur me dokumet-lejë pune.
Punësimi me siguracione për dikë që Nuk e disponon Lejën e Punës, është e vështirë, ndaj puna e zezë kthehet në pakt të dëshëruar nga të dyja palët. Punëtoria Emigrante punon deri në dhimbje kockash pasi edhe për faktin se, detyrime shoqërore janë të pakta, ku farë e fis në Dhe të huaj?
Sot shtetet kanë vetëm punëtorë të huaj. Vëndasin janë gjithmonë një shkallë më lart, në pozitë. Shumë nga Emigrantët tanë janë sot Pronarë me grup pune, me biznese familjare. Kjo falë punës së palodhur dhe rreshtur që kanë bërë duke sjellë bile ide të reja në tregun e shtetit pritës.
Gëzuar 1 Majin sot e përmot!
Me shëndet e krahë të lehta se puna është burimi i gjithë mirave tona.
Gëzuar Grave Emigrante punëtore që janë në vijë të parë të jetës, punës, familjes.
*Foto 3
Prova me libra të mëdhenj në duar në stadium.
Artopalanti që na thoshte faqet dhe hapja e menjëhershme e tyre.
Kishte pak lodhje se krahët hapur me orë.
Po saaa bukur me shoqëri më pas, gumëzhinte stadiumi, udhët e Tiranës plot, rrobat e bukura të pionerit…
Jam te vija e poshtme e gërmës *E.
Kush të dojë qesh e kush të dojë tallet me këto kujtime.
Jeta ime kishte atë bukuri që më bën të ndjehem 1000 herë më mirë për të djeshmen se sa sot.
Dikur kishe vend kudo nëse flisje gjuhën zyrtare të vendit.
Sot fol e lutu sa të duash, në derë të të shurdhëtit sa të duash trokit.
Ke zell e dëshira se thua vendi im, të bëhem pjesë.
Por “pjesët” që hyjnë kudo sot janë TULLAT e fabrikës “krerët ideologë” me të folur, sjellje dhe reagime tipike të edukatës lypëse për poste😁!
Sa bukur dikur! Sa shpirt plot kam akoma! ❤ NilaR

@Selanik – Anila Rezhda
@NewsIn.Al
