Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Dashurinë tënde shkruaj”/ Poezi nga Natasha Lako

“Dashurinë tënde shkruaj”/ Poezi nga Natasha Lako

NATASHA LAKO ( Në kohë të tjera shumë vite më parë)

Dashurinë tënde shkruaj

Sa pak, sa pak një fletë e bardhë,
për të shkruar dashurinë tënde,
kur në qiellin e hapur pareshtur,
zogjtë me fluturimin e tyre shkruajnë,
fjalë që vetëm ne i dimë,
dhe unë, dashurinë tënde shkruaj,
kur pemët, fjalë që i besojmë,
vetëm ne të dy, pëshpërisin,
dhe unë dashurinë tënde shkruaj,
kur lumenjtë gëryejnë tokën e lashtë,
për të gdhendur fjalën time të pafundme për ty.
Sa pak dinim të thoshim në një fletë të vogël.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments