🕊Kujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta, një prej mjeshtrat më të mëdhenj të këngës korçare, mjeshtrin Nonda Kajno!
Ja çfarë shkruante deputetja korçare Romina Kuko ditën e ndarjes nga jeta të Nonda Kajnos:
Trishtim ikja e Nonda Kajnos, shpirti fisnik që Korçës i fali serenatat, ngjyrat dhe ëndrrat e saj më të buta.
Bir i një familjeje tregtarësh (Dyqani i Kajnove ishte në fillim të Pazarit) që ndonëse e goditur rëndë nga ferri komunist, nuk humbi kurrë dinjitetin, shpirtin e njerëzillëkun. I kam dëgjuar historitë nga nëna e tij Izmini, një figurë e lartë, simbol i përkuljes që nuk ndodhi kurrë.
Nonda ishte dhe mbeti një krijues i rrallë. I thellë, i ndjeshëm, që e ktheu dashurinë për jetën dhe për qytetin në melodi e dritë.
I pavdekshëm në veprën e tij, sepse brezi im, kudo në Shqipëri, do të mbajë në kujtesë magjinë e muzikës së “Dëshirë dhe Heshtje” të Ritfolk.
U prehsh në paqe, maestro. Korça humbi një artist, por fitoi përjetësinë e shpirtit tënd ⚜️
@NewsIn.Al
