Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeAktualiteti105 vjet nga çelja e parlamentit të parë të zgjedhur

105 vjet nga çelja e parlamentit të parë të zgjedhur

105 vjet nga çelja e parlamentit të parë të zgjedhur

Shqipëria organizoi për herë të parë zgjedhje për Këshillin Kombëtar (parlamenti) në prill 1921, nëpërmjet sistemit me zgjedhës të dytë. Ceremonia e hapjes së legjislaturës u bë më 21 prill 1921. Përpara selisë së Këshillit Kombëtar dhe të Këshillit të Ministrave (sot Akademia e Shkencave) në një atmosferë tejet festive ishin rreshtuar trupa të ushtrisë në shenjë nderimi. Në orën 9.00 deputetët filluan të hynë në sallën e stolisur me flamuj. Në mes qëndronte vendi i kryetarit. Duke parë përballë tij, djathtas, vendi i qeverisë. Në të njëjtin krah të sallës (nga ana e korridorit) ndodheshin lozhat e Këshillit të Naltë dhe trupit diplomatik. Merrnin pjesë konsulli i përgjithshëm i Britanisë së Madhe Eden dhe përfaqësuesi Italisë, Castoldi. Të pranishëm në lozhë ishin Marigo Pozio, zonja Dako, zonjusha Wiliams, zonja e Themistokli Gërmenjit dhe zonja të tjera të Kryqit të Kuq Amerikan.
Mbledhja u hap me një ligjërate mirëseardhjeje të Këshillit të Naltë, në emër të të cilit foli Mihal Turtulli.
Parlamenti përbëhej nga 78 deputetë., por 12 deputetët e Shkodrës u zgjodhën më vonë, ndërsa 10 deputetët e Drinit (Dibrës) u pranuan pas një votimi të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e 7 majit 1921. Fan Noli u pranua pa votim si përfaqësues i “Vatrës”. Ai propozoi dhe u pranua që regjentëve t’u drejtoheshin me fjalën “shkëlqesa”. Po ashtu u pranua propozimi i Shefqet Vërlacit për zëvendësimin e titullit “bej” me fjalën “zotëri”. Pandeli Evangjeli u zgjodh kryetar i parlamentit. Partia Popullore dhe Partia Përparimtare mbizotëronin parlamentin.

Kastriot Dervishi

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments