KreuAktualiteti11 shtator 2001_ 22 vjet nga sulmi terrorist që goditi SHBA/ “Forever...

11 shtator 2001_ 22 vjet nga sulmi terrorist që goditi SHBA/ “Forever in our hearts”!

11 shtator 2001- 11 shtator 2023…22 vjet nga sulmi terrorist që goditi SHBA… “Forever in our hearts”!

Ja çfarë shkruan gazetarja e njohur Kozeta Zavalani në postimin e saj r 11 shtatorin:

11 Shtator (In memoriam)
Unë pata shijuar mrekullinë në Kullat Binjake në New York
në Qendrën Botërore të Tregtisë…
Sot petale ylberesh vezullojnë në kujtime
trendafila tek vendos si endacake
poshtë ndërtesës 104-katshe “Freedom Tower”
që zëvëndëson Kullat Binjake…
Rrënqethet frymëmarrja tek kujtoj mëngjesin e së martës 11 shtator,
dhimbja më shpon në kraharor përsëri,
copa njerzish mbuluar në pluhur e hi.
Pasthirrmave të shpirtit u këputën penjtë e diellit
që s’mundën të qendisnin këmishën e mëngjesit.
Mbi qiellin blu që u nxi në terr
vetëm qyqja këngën merr…
Psherëtijnë shpirtrat,
si pasthirrma të mbytura kaltërsish
Lotët varen si gjerdane gushës së hapësirës
Duke tretur cipën e diellit,
lëndinave të tmerrit.
Dhimbja mbytet ne pellgje klorofila
në thinja psherëtime thyen kokën vdekja,
këputur rreth 3 mijë trëndafila.
Sot jeta mbeshtet supet xhamave të diplomacisë
Ku dhimbja shkërrmoqet ylbereve të pavdekësisë.
Kozeta Zavalani

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit